Spektakël kuq e zi, Bajrami i shënon gol Interit

Spektakël kuq e zi, Bajrami i shënon gol Interit

22:59, 19/01/2022

“Shqiponja kuq e zi” fluturon në San Siro. Një gol i gjithi shqiptar është shënuar në raundin e 1/8 të Kupës së Italisë në përballjen mes Empolit dhe Interit.

Sfida po barazon 2:2 ndaj Interit, ndërsa gol ka shënuar edhe shqiptari Nedim Bajrami në minutën e 61.

Bajrami që ka hyrë në fushë në pjesën e dytë, mori top nga shqiptari tjetër në ekip Kristijan Asllani, duke mposhtur portierin rumun Radu.

Lojtari i Shpresave, Asllani e ka nisur nga fillimi këtë sfidë. Bajrami e festoi golin duke bërë shqiponjën me duar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco