Rihapet merkato për Tiranën, vjen goditja e parë

Rihapet merkato për Tiranën, vjen goditja e parë

22:05, 19/01/2022

Tirana më në fund mund të lëvizë në merkato. Klubi bardheblu ka marrë përgjigjen nga FIFA sa i përket hapjes së merkatos, pasi ka paguar detyrimet që kishte pa paguar dhe tashmë do të mund të regjistrojë futbollistë të afruar në janar.

Bardheblutë kishin bërë lëvizjen e parë të rëndësishme duke afruar braziliani Devid De Silva, por nuk arritën ta regjistronin në kohë për ndeshjen me Vllaznisë, pikërisht se kishin merkaton e bllokuar.

Tani, bardheblutë kanë mundësinë të federojnë një lojtar të tillë dhe pritet që ai të jetë gati që në duelin e javës së 17 kundër Dinamos që luhet të hënën.

Ndërkohë, pritet që klubi të bëjë edhe lëvizje të tjera në ditët në vijim, tashmë duke pasur lirshmërinë për të ndërhyrë me shpejtësi dhe për të regjistruar lojtarët që afrohen pasi zgjidhi përfundimisht ngërçin e krijuar nga FIFA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco