Shënoi golin e vetëm të Dinamos, Imami komenton fitoren ndaj Kukësit

Shënoi golin e vetëm të Dinamos, Imami komenton fitoren ndaj Kukësit

20:08, 19/01/2022

Eni Imami ishte njeriu i ndeshjes në Dinamo-Kukësi. Me golin e tij mbrojtësi i dha tre pikë të arta bluve të kryeqytetit.

Në intervistën për Supersport pas ndeshjes, Imami komentoi fitoren, golin, por edhe afrimet e reja.

“Është një fitore që na jep besim për të ecur përpara, e donim këtë fitore për të bërë një hap të madh para, për ta nisur vitin mirë, dhe për të fituar besimin e humbur gjatë ndeshjeve të fundit.

Afrimet e reja na kanë rritur cilësinë në skuadër, të shihje Sabienin që dukej sikur kishte vite që luante me ne ishte diçka e rëndësishme dhe që na jepte besim.

Edhe Denison u paraqit në mënyrë të shkëlqyer ndërkohë që në momentin që do të gjejë formën optimale Reginaldo do të jemi edhe më lart, ndërkohë që drejtuesit kanë premtuar edhe një tjetër afrim dhe besoj që do të jemi një ekip akoma më i kompletuar.

Goli im, e rëndësishme ishte që fitoi skuadra, nuk ka rëndësi se kush shënon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco