Humbi me Dinamon, trajneri i Kukësit nuk justifikohet me COVID-in

Humbi me Dinamon, trajneri i Kukësit nuk justifikohet me COVID-in

19:19, 19/01/2022

Diego Longo nuk e fshehu zhgënjimin që Kukësi i tij e nisi vitin 2022 me humbje.

Verilindorët u mposhtën nga Dinamo në “Elbasan Arena” me shifrat 0-1, me ndeshjen që u vendos nga një gol i Imamit në fund.

Për Longon ishte një ndeshje e barabartë që u vendos nga një episod.

“Sipas opinionit tim, ishte një ndeshje e balancuar. Por kur nuk fiton me siguri që diçka ka shkuar keq. Bëmë një paraqitje të pranueshme, deri diku në pjesën e parë gabuam shumë. Gjithsesi nuk mund ta kuptoj sesi mund të humbasim raste të tilla të vetëm përballë portierit si ato që humbëm sot. Edhe pas golit të Dinamos, patëm mundësitë tona, por sërish nuk shënuam dhe në fund rezultati foli në favor të Dinamos”.

Trajneri italian i Kukësit theksoi se nuk kërkon të gjejë alibi për këtë humbje.

“Nuk kam alibi për Covid-19, të gjithë lojtarët ishin në dispozicion dhe nuk mund ta përdor koronavirusin si justifikim. Bravo Dinamos që fitoi sot ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco