'Jeta e tij do të jetë ferr', thotë mikja e ngushtë për Novak Gjokovic

'Jeta e tij do të jetë ferr', thotë mikja e ngushtë për Novak Gjokovic

18:11, 19/01/2022

Ish-tenistja italiane Flavia Penetta beson se jeta e Novak Gjokovic në tenis do të jetë një ferr i vërtetë, për shkak të qëndrimit të tenistit serb kundër vaksinimit.

Gjokovic u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet.

Penetta, e cila e fitoi grand slamin US Open në të njëjtin vit me Gjokovic më 2015, ka thënë se tenisti serb është prekur shumë nga vendimi i Australisë për ta dëbuar.

“Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.

“Unë mendoj se ai është prekur thellësisht nga kjo. Më siguri ai ka vuajtur shumë nga kjo. Nole është njeri i fortë, por edhe shumë i ndjeshëm”, nënvizoi ajo.

Ndalimi për të luajtur në Australian Open mund të jetë vetëm fillimi për Gjokovic, pasi edhe Franca e ka vendosur një ligj që ndalon hyrjen në vende publik për njerëzit e pavaksinuar.

Gjokovic është i pavaksinuar dhe në të kaluarën është shprehur publikisht kundër vaksinës. Penetta beson se serbi nuk do ndërrojë mendjen për vaksinën.

“I pavaksinuar, jeta e tij do të jetë ferr”, vlerësoi ajo. E pyetur nëse Gjokovic do ta ndërrojë mendjen në fund të fundit, Penetta beson që jo: “Ai do t’i qëndrojë besnik besimit të vet, mbase tani më shumë se përpara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco