Samuel Umtiti dëmtohet sërish, sezoni për të ka përfunduar

Samuel Umtiti dëmtohet sërish, sezoni për të ka përfunduar

09:55, 19/01/2022

Mbrojtësi i Barcelonës Samuel Umtiti iu nënshtrua një operacioni në këmbë të martën dhe sipas mediave spanjolle, ky sezon që ishte një dështim për të, praktikisht ka përfunduar.

Këtë informacion e ka publikuar klubi katalanas në faqen zyrtare  ku thuhet se Umititi do të ndalojë për të paktën tre muaj për shkak të operacionit në këmbë dhe duke ditur përvojat e mëparshme me këtë lojtar, nuk ka dyshim se do të jenë edhe dy-tre muaj të tjerë.

"Samuel Umititi u operua për një frakturë të kockës së pestë metatarsale të këmbës së djathtë. Koha e rikuperimit duhet të jetë afro tre muaj," tha klubi.

Thuhet se lëndimi ka ndodhur gjatë stërvitjes dhe Umititi, kujtojmë, së fundmi ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026, teksa ka rënë dakord edhe për uljen e pagës në mënyrë që Ferran Torres të regjistrohet.

Megjithatë, edhe pse klubi spanjoll prej vitesh po përpiqet të heqë qafe shërbimet e tij sepse nuk është në planet e Barcelonës, tashmë është e qartë se do të jetë shumë më e vështirë, pasi askush nuk do të përpiqet të blejë një lojtar të harruar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco