VIDEO/ Çfarë thoshte dhjetëvjeçari Foden për Balotellin

VIDEO/ Çfarë thoshte dhjetëvjeçari Foden për Balotellin

09:28, 19/01/2022

Kur ishte dhjetë vjeç, futbollisti aktual i Manchester Cityt, Phil Foden, bëri një deklaratë “interesante” për sulmuesin e atëhershëm të “Qytetarëve”, Mario Balotelli.

Si fëmijë, Foden shkoi me ekipin e tij në Itali, ku luajti kundër ekipit të Milanit dhe një gazetar italian e pyeti se çfarë mendonte për Balotellin.

"Ai është një lojtar i mirë, por ka një qëndrim të keq jashtë fushës," tha Foden.

“Faleminderit shumë”, u përgjigj gazetarja, të cilës duket se nuk i pëlqeu përgjigja.

Foden bëri debutimin me City-n në vitin 2017, teksa ka shënuar 38 gola në 144 paraqitje, ndërsa Balotelli luajti për klubin anglez nga 2010 deri në 2013 dhe shënoi 30 gola në 80 ndeshje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco