Barcelona i vendos ultimatum Dembeles, agjenti i del në mbrojtje

Barcelona i vendos ultimatum Dembeles, agjenti i del në mbrojtje

09:19, 19/01/2022

Barcelona është përpjekur të çojë në një udhëkryq Ousmane Dembele. Katalanasit i kanë vendosur një ultimatum francezit për të rinovuar ose në të kundërt nuk do të luajë deri në fundin e sezonit. 

Për këtë situatë, ka reaguar edhe agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko. Ai dha një intervistë për “RMC Sport” ku tha se klubi po përpiqet t’i bëjë presion klientit të tij. Megjithatë ai shtoi se kjo është një lojë që me ta nuk mund të funksionojë. 

“Ata duan të bëjnë presion, por nuk funksionon me njerëz si ne”, tha Moussa Sissoko. “Ndoshta mund të funksionojë me agjentë që janë miq të Barcelonës, por ky nuk është rasti im: Unë jam këtu për të mbrojtur lojtarin tim, interesat e tij”, përfundoi agjenti i francezit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco