Chelsea tjetër hap fals, titulli në Stamford Bridge nuk përmendet më

Chelsea tjetër hap fals, titulli në Stamford Bridge nuk përmendet më

08:10, 19/01/2022

Futbollistët e Chelseat përjetuan një tjetër dështim në Premier League, teksa dolën me vetëm një pikë nga ndeshja ndaj Brighton në transfertë. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1.

Chelsea definitivisht po dorëzohet në luftën për titull dhe nuk mund të konsiderohet më një kandidat serioz. Me një ndeshje më shumë, blutë kanë 12 pikë më pak se lideri Manchester City që ka mundësinë të krijojë një avantazh prej 15 pikësh nga rivali më i afërt.

Blutë nuk luajtën mirë në pjesën e parë, por kaluan në epërsi pasi Hakim Ziyech shënoi një gol fantastik në minutën e 28-të të takimit.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi mjaft mirë për vendasit të cilët arritën të barazonin rezultatin me anë të Adam Webster në minutën e 60-të.

Pavarësisht rasteve të krijuara rezultati nuk ndryshojë deri në fund të sfidës, teksa skuadrat ndanë nga një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco