Akuzat për përdhunimin e shqiptares, Robinho luan shansin e fundit në gjykatë

Akuzat për përdhunimin e shqiptares, Robinho luan shansin e fundit në gjykatë

22:17, 18/01/2022

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit, Robinho, do të përballet nesër me gjyqin në shkallë të tretë për shkak të akuzës për përdhunim në grup të një shqiptareje.

Sulmuesi brazilian u kushtëzua të ndërpriste kontratën me Santosin, për arsye se u dënua me 9 vite burg për abuzim seksual në Itali me një shtetase me origjinë shqiptare në vitin 2013 kur Robinho, aktivizohej në radhët e klubit të Milanit.

Braziliani ka një mundësi të re nesër për të treguar pafajësinë e tij për çështjen që e dënoi në shkallë të parë dhe të dytë me nëntë vite burg.

Robinho u dënua në shkallë të dytë, megjithëse tani do të ketë një proces të ri.

Nëse shpallet fajtor, ekstradimi nuk do të ishte i thjeshtë.

Avokatët e tij bënë një apel për të ndryshuar vendimin e gjykatës së mëparshme dhe për të kërkuar lirimin e tij.

Nëse ai nuk shpallet i pafajshëm, ka mundësi që Italia të kërkojë ekstradim, diçka e ndërlikuar për shkak të ligjit brazilian, i cili nuk lejon ekstradimin e vendasve.

Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se si do të shkojë seanca e nesërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco