Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kupa e Shqipërisë për moshën U-17, përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë për moshën U-17, përcaktohen skuadrat gjysmëfinaliste

21:20, 18/01/2022

Janë luajtur ditën e sotme katër ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën 17 vjeç, ku janë përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e këtij edicioni që janë Football Republic, Durrësi 04, Apolonia dhe Vllaznia.

Football Republic mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Teutës, një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 78-të nga Sogani për kryeqytetasit, duke siguruar kështu biletën për në gjysmëfinale.

Ndërkaq, në sfidën tjetër mes Durrësi 04 dhe KF Tirana, ishin durrsakët ata të cilët buzëqeshën në fund, pasi u treguan më të saktë nga 11 metërshat, duke fituar me rezultatin 5-4 dhe duke kaluar kështu fazën tjetër.

Në ndeshjet e orës 12:00, Apolonia dhe Vllaznia janë dy ekipet e tjera që kalojnë në gjysmëfinale.

Fierakët kishin përballë në këtë fazë ekipin e Briansit, ku arritën të fitonin e ta mbyllnin ndeshjen me shifrat 3-2.

Kurti kaloi në avantazh ekipin e Apolonisë që minutën e 29-të të takimit, me pjesën e parë që mbyllet me epërsinë e jugorëve.

Me nisjen e fraksionit të dytë, lezhjanët barazojnë shifrat, por Zoga e Çakaj realizojnë dy gola të shpejtë në minutat 73’ dhe 78’.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, ekipi i Briansit shënon edhe golin e dytë, por që nuk ndikoi në rezultatin final 3-2, që sheh Apoloninë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17.

Nga ana tjetër, Vllaznia fitoi me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e zhvilluar kundër Internacional Tiranës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, teksa në fraksionin e dytë, shkodranët realizuan tre gola që i dhanë fitoren dhe biletën e fazës tjetër.

Ndërkaq, sipas skemës së përcaktuar, janë zbuluar edhe dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale, ku Football Republic do të ketë përballë ekipin e Durrësit 04 ndërsa Apolonia do të ndeshet me Vllazninë.

Gjysmëfinalet

Football Republic – Durrësi 04

Apolonia – Vllaznia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco