Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FIFA heq kartonët e marra në eliminatore, ‘shpëtojnë’ 10 italianë

FIFA heq kartonët e marra në eliminatore, ‘shpëtojnë’ 10 italianë

19:38, 18/01/2022

Më 24 mars Italia do të luajë në stadiumin e Palermos kundër Maqedonisë së Veriut “play off”-in e parë drejt Botërorit të Katarit.

Plot 10 “Axurrë” rrezikonin skualifikimin për shkak kartonësh, por FIFA ka vendosur t’u vijë në ndihmë kombëtareve dhe të anulojë të gjithë kartonët për këtë fazë kualifikuesesh.

Kombëtarja e Italisë është ajo që ka më tepër përfitim pasi ishin plot 10 futbollistët e Mançinit që rrezikonin skualifikimin në rast kartoni kundër maqedonasve.

Barela, Bernardeski, Kielini, Kieza (që e ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi), Donaruma, Insinje, Pelegrini, Pesina, Toloi dhe Tonali mund të marrin frymë  lirisht së bashku me trajnerin e tyre, i cili nuk do të ketë zgjedhje të detyruara për shkaqe kartonësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco