Serra në shok në fund të ndeshjes, Ibrahimovic shkon ta ngushëllojë

Serra në shok në fund të ndeshjes, Ibrahimovic shkon ta ngushëllojë

13:20, 18/01/2022

Gjyqtari Serra e gjykoi me gabime të rënda ndeshjen mes Milanit dhe Spezias, por në fund të lojës as lojtarët dhe as trajneri i kuqezinjve nuk vendosën të zemërohen e shpërthejnë kundër tij.

Siç tregon “Corriere della Sera”, në fund të ndeshjes gjyqtari ishte dukshëm i tronditur dhe i përlotur për gabimin e bërë.

Zlatan Ibrahimovic, së bashku me 3-4 bashkëlojtarë të tjerë kuqezinj, madje vendosën të ndaleshin me të për ta ngushëlluar, duke i thënë se të gjithë gabojnë, edhe ata si futbollistë.

Tani për arbitrin e ri sigurisht që do të ketë një pezullim të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco