Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkëmbi ironizon Longon: ‘Ka parë shumë filma me partizanë dhe spiunë në Itali’

Shkëmbi ironizon Longon: ‘Ka parë shumë filma me partizanë dhe spiunë në Itali’

12:25, 18/01/2022

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Kukësit, që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45, trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur për gjendjen dhe objektivat e skuadrës, si dhe i është përgjigjur trajnerit Diego Longo, që akuzonte stafin blu që spiunonte stërvitjen e Kukësit. 

Afrimet në merkato-“Mund të ndodhte që investimet të tërhiqeshin apo të kishte hapa pas, por presidenti na ka mbështetur. Kemi bërë afrimet më të mira të mundshme që mund të na lejonte ky moment dhe janari. 

Reginaldo? Mendoj se duhet të jenë në 100 %, asnjë nga tre lojtarët e afruar nuk është për momentin. Do tregojnë nivelin e tyre për aq mundësi fizike sa kanë. Presim edhe një lojtar dhe këto ditë pritet të firmosë sepse kemi rënë dakord, është një qendërmbrojtës. 

Atmosfera para ndeshjes – “Presion ? Patjetër që e ndjejmë. Në futboll ka në çdo ndeshje, për më tepër ne që nuk kaluam një kohë të mirë. Vitin e ri shpresojmë të bëjmë mirë, të kemi edhe fatin me vete. Do jetë një Dinamo ndryshe nga ajo që ka qenë. Çdo ndeshje në Shqipëri është pothuajse njësoj. 

Kukësin e komplimetojmë për pozicionin që ka, por është një ndeshje si gjithë të tjerat. Kjo ndeshje është ndryshe për ne këtë vit dhe do japim maksimumin për ta fituar. 

Shtyrja e ndeshjes ? Nuk e dimë pse u shty, për stadiumin, temperaturën, covidin. Ata nuk kanë ndeshje Kupe dhe kemi ngjeshje në kalendar. Ne jemi me zemër të madhe dhe luajmë kur ta vendosin. 

Renditja – Diferenca me kreun? Do mendojmë për ndeshjen e radhës, gjithmonë. Në Shqipëri ka prova që nëse fiton 2-3 ndeshje radhazi, objektivat ndryshojnë. Duke kaluar ndeshjet objektivi ndryshon. E rëndësishme për ne është Kupa. Do vazhdojmë garën në dy fronte, për të dhënë maksimumin me mundësitë që kemi. 

Përgjigjja për Longon – “Longo ka parë shumë filma me partizanë dhe spiunë në Itali. Në atë kompleks stërviten disa skuadra, kanë qenë stafi ynë dhe i Partizanit në kafe. 

Aty ka qenë edhe Kukësi duke parë stërvitjet tona, ne nuk i shkojmë për të parë stërvitjet e tyre. Longo është i zoti sepse e tregon puna, është i mirë edhe në deklarata”, ka deklaruar Bledi Shkëmbi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco