Tevez dhe marrëdhënia e komplikuar me Sir Aleks: Ferguson mendon se është mbreti i Anglisë, e pamundur të debatohet me të

Tevez dhe marrëdhënia e komplikuar me Sir Aleks: Ferguson mendon se është mbreti i Anglisë, e pamundur të debatohet me të

12:15, 18/01/2022

Karlos Tevez dhe Aleks Ferguson. Një raport minimalisht i ndërlikuar. Në një intervistë të gjatë të lëshuar për “Marca”, futbollisti argjentinas kujtoi disa prej fazave të karrierës së tij. Periudha te Junajtid ishte shumë e veçantë, shënuar nga një raport dashuri-urrejtje me trajnerin skocez.

ROMA – Marrëdhënia mes tyre u kris përpara finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2009, të cilën “Apashi” e pa nga stoli: “Ishte e pamundur që të diskutoje me Fergusonin, sepse dilje gjithnjë i mundur nga dialogu. Bëri një gabim duke më lënë në stol në finale. Ajo ishte e vetmja finale që skuadra humbi që kur unë mbërrita, por ai mendonte se ishte mbreti i Anglisë”.

Pak vite më vonë Karlito fitoi një titull historik me rivalët e Sitit. Një sukses i arritur në fund të një sezoni të paharrueshëm me një gol në shtesë, i cili i dhuroi titullin pas 44 vitesh dhe thuajse me fotofinish ndaj rivalëve të Junajtidit. Tevez nuk e harron profesorin e tij të vjetër ditën e festës së titullit duke u prezantuar me një banderolë të diskutueshme që shkruante: “U prehsh në paqe Fergi”. Më pas lojtari dhe Siti kërkuan ndjesë: “U rrëmbeva nga emocionet, nuk kisha qëllim të tregoja mungesë respekti ndaj Aleks Fergusonit, të cilin e admiroj si njeri dhe trajner”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco