Nis kursi i fizioterapisë në FSHF, trajtohen patologjitë e dëmtimeve të gjymtyrëve

Nis kursi i fizioterapisë në FSHF, trajtohen patologjitë e dëmtimeve të gjymtyrëve

11:15, 18/01/2022

Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit po organizon kursin e radhës të fizioterapisë. Kursi, që zhvillohet nën udhëheqjen e drejtuesit të departamentit, doktor Gianluca Stesina dhe koordinatorit të departamentit, Ilvi Begolli, ka nisur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe këtë herë temat janë patologjitë e gjymtyrëve të sipërme, e më konkretisht lëndimet e supit, bërrylit dhe dorës.

Në këtë kurs, që zgjat për tre ditë me radhë, janë 35 pjesëmarrës, teksa synimi kryesor i organizatorëve është përmirësimi i vazhdueshëm i nivelit të mjekësisë sportive në vendin tonë.

Përveç Stesinës dhe Begollit, leksione në këtë kurs do të japin edhe mjekë të njohur të specializuar për këtë lloj patologjie.

Pjesëmarrësit janë kryesisht studentë të mjekësisë apo fizioterapistë dhe është për t’u theksuar se interesi është i lartë, pasi kurse të tilla janë një mundësi e mirë për të gjithë at që duan të bëhen pjesë e mjekësisë sportive.

Gjatë muajve të fundit Departamenti i Mjekësisë në FSHF ka zhvilluar disa kurse fizioterapie ku janë trajtuar tema që kanë të bëjnë me patologjitë e dëmtimeve të këmbës e legenit, kolonës lumbare, dëmtimeve të gjymtyrëve të sipërm, përdorimi i terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme, dëmtimet muskulare në sport si dhe ndihmës së parë (urgjenca), BLSD, rianimimi kardio-pulmonar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco