Drejtuesit e Juves të mërzitur me gjestin e Dybalas, sulmuesi argjentinas shumë pranë largimit

Drejtuesit e Juves të mërzitur me gjestin e Dybalas, sulmuesi argjentinas shumë pranë largimit

10:29, 18/01/2022

Paulo Dybala është në derën e daljes së Juventusit. Siç raporton  Tuttosport , pamja sfiduese e nisur nga  Dybala drejt tribunës pas golit ndaj Udineses nuk u pëlqye veçanërisht nga drejtuesit e klubit bardhezi, Andrea Agnelli dhe Lapo Elkann, të cilët kanë qenë të pakënaqur me këtë gjest.

Negociatat me argjentinasin për rinovimin e kontratës janë pezulluar dhe, siç duket, Dybala do të largohet nga klubi në fund të sezonit si lojtar i lirë. Ndërkohë sonte numri 10 duhet të nisë nga pankina ndeshjen ndaj Sampdorias në Kupë. Vetëm zgjedhje teknike? Kështu duket...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco