Messi ‘injoron’ Lewandowskin, ja për kë votoi sulmuesi argjentinas

Messi ‘injoron’ Lewandowskin, ja për kë votoi sulmuesi argjentinas

09:33, 18/01/2022

Robert Levandovski, i dha votën maksimale si kapiteni i Polonisë mesfushorit të Chesea dhe kombëtares së Italisë, Zhorzhinjos, ndërsa të dytin dhe të tretin votoi Lionel Mesin dhe KCistiano Ronaldon. 

Por finalisti tjetër, Lionel Mesi, preferoi të votonte me tri pikë mikun e tij Neymar dhe pas brazilianit shokun tjetër të skuadrës te PSG-ja, Kylian Mbappenë e në fund Karim Benzemanë. Ai zgjodhi që të mos i jepte asnjë votë Lewandowskit, edhe pse kur ishte ceremonia e “Topit të Artë” foli me elozhe për të. 

Finalisti i tretë në garën për çmimin e madh për vitin 2021 ishte sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah. Edhe ylli i Jurgen Klopp votoi të parin me 5 pikë Zhorzhinjon, i cili fitoi Champions-in me Çelsin, por edhe Europianin me Italinë. Ndërkohë që dy votat e tij të tjera shkuan në drejtim të kolegëve të tij finalistë, Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco