Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘Dramë’ në ‘San Siro’, Milani tronditet nga Spezia në sekondat e fundit

‘Dramë’ në ‘San Siro’, Milani tronditet nga Spezia në sekondat e fundit

20:54, 17/01/2022

Dramë në “San Siro”. Spezia ka përmbysur Milanin me rezultatin 1-2, në një sfidë të “çmendur”.

Goli në sekondat e fundit i shënuar nga Giasi, tronditi skuadrën e Piolit, teksa protagonist në këtë duel u bë edhe gjyqtari, i cili në minutën e 92-të, nuk lejoi avantazhin, duke i “djegur” Milanit, golin e dytë.

Vlen të theksohet fakti, se në pjesën e parë, Milani shpërdoroi edhe një 11-metërsh, ku Teo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një disfatë e hidhur kjo për Milanin, pasi nëse do të fitonin, kuqezinjtë do të ngjiteshin përkohësisht në krye të renditjes së Serie A.

Për sa i përket Rei Manajt, shqiptari e nisi sfidën si titullar, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 58-të nga Agudelo, që ishte dhe autori i golit të parë për Spezian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco