Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19/ Datat dhe oraret e sfidave çerekfinale

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19/ Datat dhe oraret e sfidave çerekfinale

19:16, 17/01/2022

Kupa e Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 do të rikthehet ditën e nesërme për të luajtur ndeshjet e fazës çerekfinale, teksa ditën e martë do të zhvillohen katër sfidat e grup-moshës U-17, ndërsa të mërkurën ndeshjet e grupmoshës U-19.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pezë, me një takim, teksa e vetmja sfidë që do të nisë në ora 10:00 do të jetë ajo mes Durrësi 04 dhe Tiranës.

Durrsakët siguruan biletën për në çerekfinale pasi mundën me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës, ndërsa edhe Tirana vjen në këtë fazë pas fitores me Skënderbeun 3-0.

Të tria ndeshjet e tjera do të luhen duke nisur nga ora 12:00.

Internacionali, që vjen pas fitores me Skënderbeun do të përballet në këtë fazë me Vllazninë që mundi Pepën.

Paratërinjtë e Apolonisë do të luajnë kundër bashkëmoshatarëve të Briansit, ndërsa sfida tjetër është ajo mes Football Republic – Teuta.

Nga këto katër ndeshje do të përcaktohen edhe katër skuadrat që kalojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet çerekfinale U-17

Durrësi 04 – Tirana, ora 10:00

Internacional- Vllaznia, ora 12:00

Apolonia- Brians, ora 12:00

Football Republic -Teuta, ora 10:00

Sakaq, ditën e mërkurë do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e grupmoshës U-19, ku spikat derbi Tirana-Shkëndija e Tiranës që do të luhet duke nisur nga ora 10:00, teksa në po të njëjtën orë Football Republic do të luajë kundër ekipit të Besës.

Në ora 12:00 do të zhvillohen dy sfidat e tjera, për të përcaktuar dy gjysmëfinalistët e tjerë. Partizani do të ketë përballë Akademinë e Futbollit, ndërsa Bylis do të luajë kundër Internacionalit.

Ndeshjet çerekfinale U-19

Partizani- Akademia e Futbollit, ora 12:00

Bylis – Internacional, ora 12:00

Tirana – Shkëndija Tiranë, ora 10:00

Football Republic – Besa, ora 10:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco