Kukësi gati për përballjen me Dinamon, rikthehen futbollistët e infektuar me Covid-19

Kukësi gati për përballjen me Dinamon, rikthehen futbollistët e infektuar me Covid-19

10:50, 17/01/2022

Kukësi është gati për sfidën e parë për vitin 2022 ndaj Dinamos, takim i cili do të luhet në “Elbasan Arena”.

7 lojtarët dhe 2 pjesëtarët e stafit janë plotësisht gati për blutë teksa kanë mposhtur Covid-19 dhe janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Ndeshja ndaj Dinamos ishte parashikuar të luhej në “Kukës Arena” më 19 janar, por për shkak se tapeti i fushës akoma nuk është gati, kjo sfidë ka detyruar verilindorët të “shtegtojnë” në “Elbasan Arena” në orën 16:45.

Skuadra e Diego Longos do të kërkojë 3 pikët e para për këtë vit, të motivuar edhe nga barazimi që Tirana dhe Vllaznia regjistruan mes tyre për të ngushtuar diferencën me vendin e para në vetëm 3 pikë.

Mungesa e vetme për Kukësin në këtë ndeshje do të jetë ajo e Emiliano Mustës. Mbrojtësi u afrua gjatë kësaj merkato, por nuk mund të luajë për shkak se është i pezulluar me kartonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco