Lajmi i fundit

Stafi i Pompei reagon sërish: Asnjë mesazh politik - foto me Alibeaj si gjithë të tjerët...

Xhaka: Emocioni më i madh në karrierën time është...

Xhaka: Emocioni më i madh në karrierën time është...

09:39, 17/01/2022

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer të flas sërish për golin e shënuar për Zvicrën kundër Serbisë.

Zvicra para disa viteve bëri hapin e madh duke mposhtur Serbinë me rezultat 1 – 2, ku dy golat i shënuan Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Në rrjetin social “TikTok”, Xhaka është pyetur lidhur me këtë ndeshje. Ai tha se është ndeshja që ka pasur emocionet më të mëdha sidomos pas golit të shënuar dhe festës me shqiponjë.

“Emocioni më i madh deri sot në karrierën time ka qenë loja ndaj Serbisë në Rusi, ku dhashë edhe unë gol, por edhe Shaqiri. Ato kanë qenë emocionet që nuk mundësh të i përshkruash me fjalë. Shqiponja e bërë ka qenë spontan”.

Tutje, Xhaka foli edhe për kartonin e kuq që mori së fundmi ndaj Liverpoolit. Ai e pranoi se ishte fajtor.

“Ka qenë një faull shumë gjigand. S’ka faj ai (arbitri), ishte për karton të kuq. Unë jam shumë real, e pranoj kur është karton i kuq dhe kur jo”, përfundoi futbollisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco