Ancelotti i lumtur për fitoren: Nuk ndjehet mungesa e Ronaldos, tani kam...

Ancelotti i lumtur për fitoren: Nuk ndjehet mungesa e Ronaldos, tani kam...

09:01, 17/01/2022

Real Madridi ia doli të triumfonte në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0.

“Galaktikët” mbërritën në finale pasi eliminuan në gjysmëfinale Barcelonën, ndërsa Bilbao eliminoi Atletico Madridin.

Pas finales, tekniku italian ishte kënaqur me performancën e skuadrës së tij ndaj një ekipi që bën presion vazhdimisht.

Më pëlqen të shoh këtë skuadër duke luajtur. Nuk kemi vetëm një stil të lojës. Luajtëm mirë ndaj një skuadre që bën presion.

Lojtarët dhanë më të mirën. Është normale të ndihen të lodhur. Kemi një ndeshje të rëndësishme të enjten dhe është e domosdoshme të shërohemi shpejtë”.

Titulli i fundit që fitova ishte para një kohe të gjatë. Jam i lumtur që i shoh tifozët e gëzuar, prandaj do provojmë të fitojmë edhe trofe të tjerë”, tha Ancelotti

Ndërkohë, nuk ka shpëtuar as pyetja mes dallimit të kësaj skuadre me atë të sezonit 2013/14.

“Nuk është Cristiano. Por tani kam Viniciusin”, ishte përgjigja e tij.

Ndërkohë, Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në histori.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco