Serie A/ Interi frenohet në Bergamo nga Atalanta e Gjimshitit

Serie A/ Interi frenohet në Bergamo nga Atalanta e Gjimshitit

22:49, 16/01/2022

Interi është ndalur mbrëmjen e sotme në transfertën e Bergamos, në fushën e vështirë të Atalantës, në një barazim pa gola që gjithsesi mban një shkëputje minimale zikaltrit në kreun e renditjes së Serisë A.

Skuadra e Inzagit ka bërë një ndeshje të mirë ndaj vendasve, duke krijuar raste me Dzekon e Sanches, por u gjend përballë Musos të pakalueshëm.

Edhe Handanoviç nga ana tjetër u desh të bënte punë, sidomos në pjesën e dytë ndaj Pesina dhe Muriel, duke ruajtur rrjetën të paprekur dhe duke u siguruar që skuadra e tij të vazhdonte të ishte e pamposhtur në këtë sfidë.

Interi me këtë barazim mban vendin e parë në renditjen e Serie A me 50 pikë, ndërsa Atalanta ndodhet e katërta (42 pikë).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco