Florentino Perez i lumtur për Superkupën: Reali po hyn në një epokë të re

Florentino Perez i lumtur për Superkupën: Reali po hyn në një epokë të re

22:31, 16/01/2022

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, deklaroi pas suksesit në Superkupën e Spanjës se klubi “merengues” po nis një epokë të re.

“Ky titulli do të thotë shumë, kemi bërë disa ndryshime, siç e dinë të gjithë, dhe po hyjmë në një epokë të re me një trajner që na njeh mirë, me një mbrojtje që e kemi ndryshuar dhe ka dhënë një rezultat shumë të mirë deri më sot”.

Ovacioni për Marcelon: “Ai është një futbollist i madh, një legjendë e Realit të Madridit, ka ardhur këtu në moshën 18-vjeçare. Më vjen mirë që i rezervuan ovacione në këtë vend ku e njohin futbollin”.

Courtois dhe Modric: “Sinqerisht besoj dhe pa dashur të mburrem se ata janë dy më të mirët në botë në pozicionin e tyre. Portieri më i mirë dhe Modric në një pozicion për të fituar sërish Topin e Artë”.

Një tjetër trofe: “Unë kam qenë anëtar i Realit për 60 vjet, na edukuan për të fituar gjithçka dhe unë punoj sipas linjave që na vendosi Santiago Bernabéu. Jam shumë i lumtur që fitova titullin e pare këtë vit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco