Mourinho i kërkon falje Kumbullës: Kam qenë shumë i ashpër me të, sot ishte më i miri

Mourinho i kërkon falje Kumbullës: Kam qenë shumë i ashpër me të, sot ishte më i miri

22:16, 16/01/2022

Jose Mourinho bën prapakthehu për Marash Kumbullën dhe e bën në stilin e tij.

Deklaratat publike kundër lojtarit shqiptar sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri, i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma.

Pas suksesit 1-0 ndaj Cagliarit, Mourinho është ndalur pikërisht te faza mbrojtëse e ekipit, duke evidentuar punën që kishte bërë Kumbulla në sfidën e fituar.

Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje. Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë. Ai dhe Mançio kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”, ishin elozhet e rralla të Mourinhos.

Deklaratat e disa muajve më parë bënë që të kishte diskutime për transferimin e Kumbullës në ndonjë ekip tjetër të Serisë A, por vendimi i lojtarit për të mos ndryshuar ekip duket se ka qenë ai i duhuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco