Kupa e Afrikës/ Rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kupa e Afrikës/ Rezultatet e ndeshjeve të sotme

20:42, 16/01/2022

Bregu i Fildishtë u ndal në barazim 2-2 përballë Sierra Leones në sfidën e dytë në grup në Kupën e Kombeve të Afrikës.

“Elefantët” e nisën me vrull ndeshjen, duke fituar 11-metërsh që në minutën e 10-të, por Kessie gaboi nga pika e bardhë.

Gjithsesi, Bregu i Fildishtë e gjeti golin me Haller në të 25-tën. Sierra Leone reagoi në të 55-tën me Kamara, por pas 10 minutash Pepe kaloi sërish në epërsi “Elefantët”.

Në kohën shtesë Sierra Leone befasoi me golin e dytë të Kamara, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Sfida mes Gambias dhe Malit përfundoi 1-1 dhe të dy golat u shënuan me penallti (Barrow 90’/Kone79’).

Merr fitoren e parë Tunisa, që shkatërroi thellë 4-0 Mauritaninë, e cila mbetet e fundit në grup me zero pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco