FOTO/ Gjimshiti titullar në Atalanta-Inter, publikohen formacionet zyrtare

FOTO/ Gjimshiti titullar në Atalanta-Inter, publikohen formacionet zyrtare

20:07, 16/01/2022

Interi synon të vazhdojë ritmin e fitoreve në Serie A, por përballë ka një kundërshtar të vështirë si Atalanta.

Zikaltrit vijnë të motivuar pas fitores në Superkupë kundër Juventusit.

Skuadra e Inzagit ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe fitorja ndaj një rivali direkt si Atalanta, do t’i jepte një sinjal të fortë ndjekësve.

Bergamaskët nga ana tjetër synojnë të afrohen me kreun, por dhe të shkëputet nga Juventusi që e ndjek.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë spektakël mes dy prej pretendentëve për titullin kampion në Itali.

Kjo sfidë do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Për Atalantën titullar do të jetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco