Shkëlqeu në debutimin me Aston VIllan, reagon Coutinho: Më ka munguar Premier League

Shkëlqeu në debutimin me Aston VIllan, reagon Coutinho: Më ka munguar Premier League

09:12, 16/01/2022

Debutimi fantastik i brazilianit Phillipe Coutinho me Aston Villa. 29 vjeçari shmangu humbjen e skuadrës së Steven Gerrard ndaj Manchester United (2-2), teksa këta të fundit nuk arritën të fitonin edhe pse ishin në epërsi të dy golave.

Coutinho ishte vendimtar. Ish-lojtari i Barcelonës u fut në fushë në minutën e 67-të kur rezultati ishte 0-2 dhe me një gol dhe një asist i dha një pikë ekipit të tij. Nuk u desh shumë kohë që Aston Villa të vinte re praninë e brazilianit. Në pesë minuta situata ndryshoi.

Image

Ishte minuta e 77-të kur ish-lojtarit të Barcelonës dhuroi një asist për Jacob Ramsey i cili mposhti David De Gea. Në minutën e 82, ishte vetë braziliani që shtyu topin në rrjetë, pas një pasimi të Ramseyt.

Festa nisi, Villa Park shpërtheu dhe iu dorëzua Coutinhos. Pas asistit të dhuruar dhe golit të shënuar në debutim, braziliani ka folur për mediat angleze, ku e ka theksuar se i ka munguar Premier League.

“Më kanë munguar këto ndeshje, më ka munguar Liga Premier”, ka thënë fillimisht Coutinho pas ndeshjes ndaj Unitedit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po.. isha pak nervoz! Nuk flas shumë mirë anglisht, preferoj të luaj më shumë futboll në fushë sesa për të folur”, përfundoi ylli brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco