Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Gjykata Federale e depërtoi nga Australia, flet për herë të parë Gjokovic: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer

Gjykata Federale e depërtoi nga Australia, flet për herë të parë Gjokovic: Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer

08:58, 16/01/2022

Tenisti serb Novak Djokovic foli për herë të parë pas humbjes së  çështjes në Gjykatën Federale Australiane.

Ankesa e Gjokovic nuk u pranua dhe ai do të dëbohet më pak se 24 orë para fillimit të Australian Open. Tenisti serb nuk do të mund ta mbrojë titullin në turneun e parë Grand Slam të sezonit.

Gjokovic u shpreh se ishte i lodhur nga gjithçka dhe se do të duhej të bënte një pushim të shkurtër, pas së cilës do të jepte një koment më serioz.

"Do të doja të bëja një deklaratë të shkurtër për të reflektuar mbi rezultatin e seancës së sotme gjyqësore. Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar përpara se të bëj ndonjë koment tjetër përveç këtij. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer," tha Gjokovic.

Tenisti serb theksoi se nuk ishte i lumtur që fokusi ishte tek ai dhe u uroi fat pjesëmarrësve të turneut.

"Më vjen keq që fokusi i javëve tw fundit ka qenë tek unë dhe shpresoj që tani të gjithë mund të fokusohemi në lojën dhe turneun që dua. Do të doja t'u uroj lojtarët, zyrtarët të turneut, stafin, vullnetarëve dhe tifozët më të mirat”, përfundoi numri një në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco