Australia ka vendosur: Novak Gjokovic do të deportohet!

Australia ka vendosur: Novak Gjokovic do të deportohet!

08:19, 16/01/2022

Tenisti serb Novak Gjokovic nuk do të luajë në Australian Open pasi Gjykata Federale e Australisë nuk e pranoi ankimimin kundër heqjes së vizës, që ishte vendosur  nga ministri i Emigracionit Alex Hawke.

Ky vendim, i cili është përfundimtar, është marrë nga Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Federale në Australi, i përbërë nga James Allsop, gjyqtari Anthony Besanko dhe David O’Callaghan.

Image

Gjyqi i Gjokovic zgjati gjithë natën dhe Gjykata Federale bëri një pushim prej disa orësh përpara se publikonte vendimin në orën 7:45 me kohën tonë.

Sot në mëngjes gjykata ka marrë vendim kundër Novak Gjokovic, tekaa vendimi i trupës gjykuese tre anëtarësh ka qenë unanim. Gjithashtu nuk është bërë e ditur shpjegimi i vendimit, por gjyqtari Allsop ka bërë të ditur se do të dorëzohet gjatë ditës.

Image

Gjokovic ka qenë në paraburgim deri në seancë, duke pasur parasysh se nuk ka pasur vizë dhe ishte akomoduar në Hotel Park në Carlton.

Ai tani është në pritje të deportimit nga Australia dhe nuk ka dyshim se ky vendim do të diskutohet gjatë dhe se shembulli i Gjokovic nga Australia do të jetë ende kryefjala e të gjitha mediave botërore që e ndjekin pa u lodhur këtë rast prej ditësh.

Image

Kujtojmë se ndonëse gjykata e Viktorias anuloi vendimin fillestar për anulimin e vizës së Gjokovic, ministri i Emigracionit Alex Hawke ushtroi të drejtën e tij dhe ia hoqi vizën numrit një në botë që shprehej se nuk mund të vaksinohej dhe kështu të plotësonte kushtet për Australian Open.

I gjithë rasti ka vazhduar për dhjetë ditë, më saktë që nga 5 janari, kur Gjokovic mbërriti në Australi. Fillimisht atij iu dha një vizë ose përjashtim mjekësor për të hyrë në Australi si person i pavaksinuar, por pati një problem në aeroport dhe ai u transferua në paraburgim pak më vonë.

Pas një drame tre-ditore, Gjokovic fitoi një betejë ligjore kundër autoriteteve australiane dhe një vizë për të hyrë në atë vend, por ajo u anulua shpejt. Pas vendimit të fundit, duket qartë se Gjokovicin nuk do ta shohim në Grand Slam-in e parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco