Nadal: Askush nuk është mbi turneun, Australian Open spektakolar edhe pa Gjokovic

Nadal: Askush nuk është mbi turneun, Australian Open spektakolar edhe pa Gjokovic

10:16, 15/01/2022

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, ka folur së fundmi për situatën e Novak Gjokovic në Australian Open, teksa u shpreh se asnjë lojtar nuk është mbi turneun.

Siç ka theksuar ai, çdo person e zgjedh vetë rrugën e tij, ndonëse për disa gjëra nuk pajtohet me tenistin serb.

“Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe shpresoj që gjithçka do të qartësohet së shpejti. Secili zgjedh rrugën e tij, i uroj gjithë të mirat, e respektoj si njeri dhe sportist edhe pse nuk jam dakord me të për shumë gjëra që ka bërë javët e fundit”, tha Nadal, duke shtuar:

 

 

“Është e qartë se Novak Gjokovic është pa dyshim një nga tenistët më të mirë në histori, por asnjë lojtar nuk është dhe nuk mund të jetë mbi turnetë dhe kompeticionet. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar, tha legjendar spanjolli dhe më pas shënoi:

“Nëse Gjokovic luan, mirë, dhe nëse jo, Australian Open do të jetë një turne i mrekullueshëm me ose pa të”, tha Rafa.

Tenisti i numër një në botë është ende në short për mbrojtjen e titullit në Australian Open, por ai u kthye në paraburgim për emigracionin pasi qeveria australiane nuk i dha vizën për herë të dytë.

Gjokovic do të presë në paraburgim fillimin e seancës zyrtare, e cila është caktuar për të shtunën në orën 23:30 me atë Europiane, në të cilën do të vendoset nëse ai mund të qëndrojë në Australi.

Gara për turneun e parë Grand Slam të sezonit fillon të hënën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco