Haaland flet për të ardhmen e tij

Haaland flet për të ardhmen e tij

09:18, 15/01/2022

Erling Haaland realizoi një dopietë në fitoren e thellë 5-1 të Dortmundit ndaj Freiburgit të premten. 

Haaland ka vazhduar me numra të pabesueshëm me fanellën e Dortmundit, tani duke realizuar 78 gola në 77 paraqitje në të gjitha garat.

Pas ndeshjes, Haaland nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth së ardhmes së tij.

Norvegjezi ka refuzuar të flas për të ardhmen, por ai thjesht ka theksuar se dëshiron vetëm të luajë futboll për momentin.

“Borussia Dortmund tani po më shtyn të marr një vendim për gjërat… por unë thjesht dua të luaj futboll. Kjo ndoshta do të thotë që së shpejti do të më duhet t’i nis gjërat”, tha ai.

“Unë kurrë nuk kam folur deri më tani për të respektuar klubin”, është shprehur 21-vjeçari.

Haaland ka realizuar 15 gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 13 paraqitje të zhvilluara në Bundesliga këtë sezon. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco