Maroku mund Comoros dhe kualifikohet në 1/8 e Kupës së Afrikës

Maroku mund Comoros dhe kualifikohet në 1/8 e Kupës së Afrikës

21:04, 14/01/2022

Pas Kamerunit është Maroku kombëtarja e dytë që preu biletën për në raundin e 1/8 të Kupës së Afrikës.

 Maroku triumfoi lehtësisht me shifrat 2-0 ndaj Comoros në ndeshjen e dytë në grupin C, duke avancuar më tej.

Golat për Hakimin me shokë u realizuan nga Amallah dhe Aboukhal ndërsa El-Nesyri humbi një 11-metërsh.

Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola Senegali i Mane në grupin B përballë Guineas ndeshje që u mbyll pa gola. Megjithatë të dyja ekipet janë një hap larg kualifikimit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi surprizoi Malaëi që mposhti 2-1 me përmbysje Zimbabwen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco