Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

Premier League: Arsenali kërkon shtyrjen e derbit kundër Tottenham

Premier League: Arsenali kërkon shtyrjen e derbit kundër Tottenham

19:40, 14/01/2022

Supersfida e javës së 22-të të Premier League, Tottenham-Arsenal kërcënohet dhe rrezikon të shtyhet. Për shkak të rasteve të shumta të Covid-19 në skuadër, Arsenali ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e derbit kundër Spurs, të planifikuar për të dielën në orën 17:30 në stadiumin Tottenham Hotspur.

“Mund të konfirmojmë se kemi dorëzuar një kërkesë në Premier League për shtyrjen e derbit të Londrës Veriore të së dielës kundër Tottenham Hotspur. Ne e kemi marrë këtë hap me ngurrim, por kemi shumë lojtarë të padisponueshëm aktualisht në skuadrën tonë për shkak të Covid-it, dëmtimeve dhe lojtarëve që janë larguar me vendet e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ne do të ofrojmë më shumë informacion kur të bëhet i disponueshëm , "thanë “topçinjtë” në deklaratë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco