Guardiola: Mësoj nga Tuchel çdo ditë, është një trajner që e bën ‘botën e futbollit’ më të mirë

Guardiola: Mësoj nga Tuchel çdo ditë, është një trajner që e bën ‘botën e futbollit’ më të mirë

18:41, 14/01/2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte vetëm fjalë të mira për kolegun e tij nga pankina e Chelseat, Thomas Tuchel, në prag të duelit të skuadrave të tyre, i cili sigurisht do të jetë një derbi në Angli dhe që do të jetë përsëritja e finales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar.

"Tuchel është shumë kreativ dhe është një nga trajnerët e paktë nga i cili po mësoj vazhdimisht. Ai është i mrekullueshëm në çdo aspekt, më pëlqen të shikoj skuadrën e tij dhe ai e bën botën e futbollit më të mirë", thotë Guardiola dhe shton:

"Futbolli do të thotë progres i vazhdueshëm, dhe ka një periudhë kur luan mirë dhe synimi është që të zgjasë sa më gjatë. Ne kemi një duel me kampionët e Evropës përpara, me një ekip të madh."

Manchester City aktualisht është lider i Premier League me 10 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë dhe ndeshja në “Etihad” do të luhet të shtunën në orën 13:30.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco