Seria A kthehet në ‘vatër’ infektimesh, alarmohen drejtuesit e klubeve

Seria A kthehet në ‘vatër’ infektimesh, alarmohen drejtuesit e klubeve

18:26, 14/01/2022

Numri i personave të infektuar me coronavirus po rritet dita-ditës në Itali dhe kjo situatë nuk mund të lërë pa prekur edhe futbollin. Të shumta janë skuadrat, që kanë në gjirin e tyre lojtarë pozitiv me covid 19.

Klubi i Salernitanës ka njoftuar se pas kontrolleve më të fundit kanë rezultuar pozitiv me covid edhe 2 lojtarë të tjerë të skuadrës, që çojnë në 10 numrin e lojtarëve të infektuar.

Edhe Torino njofton se pas kryerjes së tamponit molekular, një futbollist i ekipit të parë, i vaksinuar, ka rezultuar pozitiv me covid 19. Janë njoftuar autoritetet shëndetësore dhe lojtari është futur në izolim.

Aktualisht Salernitana (10 lojtarë), Udinese (9 lojtarë) dhe Verona (8 lojtarë) janë skuadrat e Serie A, që kanë më shumë raste pozitive me covid 19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco