Pochettino: Messi ndihet mirë, Ramos po stërvitet rregullisht me grupin

Pochettino: Messi ndihet mirë, Ramos po stërvitet rregullisht me grupin

17:50, 14/01/2022

Mauricio Pochettino është ndalur te yjet e skuadrës në prononcimin për mediet përpara sfidës së ditës së shtunë në Ligue 1 kundër Brest . Trajneri i PSG-së zbulon gjendjet e Neymar dhe Leo Messit, teksa ka një koment edhe për Sergio Ramos.

“Neymar vazhdon me programin e tij të rikuperimit. Messi ndihet më mirë, gjendja e tij po mbikëqyret me vëmendje nga stafi mjekësor. Leo po e merr veten pak nga pak.

Ai kaloi koronavirusin dhe shpresojmë të kemi sa më shpejt në dispozicion. Në bëjmë një bilanc të gjendjes së tij çdo ditë, uroj të jetë i gatshëm për lojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sergio Ramos? Ai ka qëndruar jashtë për muaj me radhës, tani ndihet më mirë dhe po stërvitet rregullisht me grupin. Rikthimi në formën më të mirë është çështje kohe.

Mënyra më e mirë për t’u rikthyer Ramos që njohim të gjithë nuk lidhet vetëm me aktivizimin e tij, por edhe me stërvitjen e rregullt. Kjo është ajo që po bëjmë me të”, deklaroi trajneri argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco