Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

Alarm te Bayern Munchen/ Alphonso Davies me probleme në zemër, ndërpret stërvitjen deri...

Alarm te Bayern Munchen/ Alphonso Davies me probleme në zemër, ndërpret stërvitjen deri...

14:11, 14/01/2022

Lajm i keq për Bayern Munchen. Trajneri Julian Nagelsmann, i cili foli në konferencën për shtyp, zbuloi gjendjen shëndetësore të Alphonso Davies.

Kanadezi, i ndalur nga Covid-19, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës.

“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë tek Davies. Domethënë miokardit”. 

Trajneri më pas shtoi: “Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Davies do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë”.

Covid-19 është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Mondi14/01/2022 19:55

Nuk eshte covid 19, por jane vaksinat mRNA Biontech / Pfizer dhe Moderna ato qe shkakojne miokardit dhe perikardit. dhe EMA kete e din mjaft mire. Për t’u vlerësuar është fakti që në datën 2 qershor 2021 Ministria e Shëndetësisë së Izraelit lajmëroi se hasi raste të pezmatimit të muskulit të zemrës, në meshkuj të vaksinuar me Pfizer, kryesisht meshkuj të rinj në moshë, konstatim që mjekët e lidhin me efektet anësore të vaksinës. Në një tjetër dokument të kompanive farmaceutike që prodhuan vaksinat, ende të papublikuar, në përshkrimin e vaksinës përcaktohet në formë eksplicite se “vaksinat janë në fazë eksperimentale”. Burimi mast.al

Landi14/01/2022 17:51

eshte vertetu qe vaksina shkakton miocarditis mer, ca lesh covidi po shkojne shume sportiste per lesh, po bien si pulat ne fushe

Shto koment

Denonco