Atentat ndaj Conor McGregor, hidhen 2 bomba në lokalin e tij

Atentat ndaj Conor McGregor, hidhen 2 bomba në lokalin e tij

13:50, 14/01/2022

Mbrëmjen e shkuar, dy bomba molotov janë hedhur në ambientet e jashtme të lokalit “The Black Forge”, lokal në pronësi te Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse.

Mësohet se kampioni irlandez ishte brenda në lokal, që në momentin që ndodhi ngjarja, ishte i mbyllur.

Conor ishte duke gatuar për disa miqtë e tij të ngushtë, kur dy persona me motor kaluan me shpejtësi para lokalit dhe hodhën dy bombat molotov.

Për fat të mirë, ato nuk shkaktuan asnjë dëm, por paniku në ato momente ishte i madh.

Madje sot lokali është hapur normalisht për klientët e tij.

Policia e Dublinit ka nisur një hetim për këtë çështje, duke parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërkohë që ka gjetur në afërsi të lokalit edhe dy bomba të tjera molotov, të pashpërthyera.

Lokali i “the notorious” kosniderohet si një nga baret kult të jetës së natës në kryeqytetin irlandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco