Eriksen sheh me optimizëm të ardhmen: Dua të jem në Botërorin e Katarit

Eriksen sheh me optimizëm të ardhmen: Dua të jem në Botërorin e Katarit

11:15, 14/01/2022

Christian Eriksen duket se ka harruar tmerrin e përjetuar në verë gjatë Europianit (Danimarkë-Finlandë 12.6.2021) ku rrezikoi jetën dhe tani gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në fushë.

Pavarësisht se me aparat në zemër, për mesfushorin danez nuk mungon interesi, ku një ndër klubet që është gati t’i ofrojë një kontratë është Bayern Munchen.

Objektivi madhor i tij është të grumbullohet me kombëtaren daneze për Kampionatin Botëror në Katar, ku nordikët janë kualifikuar drejtpërdrejt.

“Dua të jem në Katar”, ka thënë ndër të tjera ai për radion daneze “DR”.

Por për ta arritur qëllimin atij i nevojitet një skuadër e dorës së parë.

Interesimit të klubeve si Ajaksi dhe Tottenhami, në orët e fundit u është shtuar dhe Bayerni i Mynihut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco