Juventus fillon bisedimet me Arsenalin për Pierre Emerick Aubameyang

Juventus fillon bisedimet me Arsenalin për Pierre Emerick Aubameyang

09:59, 14/01/2022

Juventusi është tronditur pas ndeshjes me Romën, ku mbeti i dëmtuar ylli i skuadrës, Federico Chiesa.

Italiani ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.

Duke marrë parasysh lëndimin e Chiesas, Juve po kërkon një zëvendësim të tij.

Pierre Emerick Aubameyang është rikthyer në listën e dëshirave të "Zonjës së Vjetër".

Sipas "The Sun", kampioni i shumëfishtë i Italisë ka kontaktuar Arsenalin për t’i marrë shërbimet e gabonezit.

Drejtuesit e dy skuadrave janë duke folur edhe për Arthur Melon dhe mund të ketë një shkëmbim mes lojtarëve.

Gjithnjë sipas medias angleze, marrëveshja mes dy palëve duket shumë afër duke marrë parasysh që Aubameyang nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco