FOTO/ Mbappe-Benzema-Kante, ja kush u shpall ‘Lojtari i Vitit’ në Francë

FOTO/ Mbappe-Benzema-Kante, ja kush u shpall ‘Lojtari i Vitit’ në Francë

09:34, 14/01/2022

Karim Benzema është shpallur lojtari më i miri i vitit në Francë.

Ka qenë revista franceze “France Football” që i ka dhënë këtë çmim sulmuesit të Realit të Madridit.

Në këtë mënyrë edhe veterani i Realit e ka fituar një çmim pas zhgënjimit me “Topin e Artë” apo “Lojtarin e Vitit” të FIFA-s.

Karim Benzema ka bërë një sezon të shkëlqyer me Realin e Madridit, teksa dhe në sezonin aktual është pa diskutim figura kryesore e “Los Blancos” me 23 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.

Për të fituar çmimin si “Lojtari i Vitit” në Francë, Karim Benzema ka mundur konkurrencën e yllit të Paris SG-së, Kilyen Mbappe, dhe të mesfushorit të Chelseat, Ngolo Kante.

Kjo është hera e pestë në karrierën e tij, që Benzema vlerësohet si lojtari më i mirë i vitit në Francë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco