Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Messi thyen heshtjen: Shërimi nga COVID-19 mori më shumë kohë sa e kisha menduar

Messi thyen heshtjen: Shërimi nga COVID-19 mori më shumë kohë sa e kisha menduar

09:10, 14/01/2022

Lionel Messi ka folur për herë të parë që prej momentit kur rezultoi pozitiv me COVID-19.

Argjentinasi nuk ka mundur të kthehet në kohë në Europë pas periudhës së pushimeve pasi që mori virusin, duke bërë që ai mos të luajë për Paris Saint-Germain ende këtë vit.

Tani, sulmuesi ka thyer heshtjen e tij në lidhje me këtë gjë duke postuar në Instagram një foto nga shtëpia e tij në Paris.

“Siç e dini, kam Covid dhe dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që me keni dërguar”, shkroi Messi.

“Dëshiroj t’ju tregoj që mori më shumë kohë se sa kam menduar që të shërohem, por jam pothuajse i shëruar dhe shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë.

Jam stërvitur ditëve të fundit për të arritur në 100 për qind. Ka shumë sfida të mëdha që na presin këtë vit dhe shpresoj që ta shohim njëri tjetrin së shpejti. Ju faleminderit të gjithëve”.

Paris Saint-Germain dhe Federata e Futbollit të Argjentinës janë pajtuar që Messi të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares se Argjentinës kundër Kilit dhe Kolumbisë më 27 janar dhe 1 shkurt.

Megjithatë, do të jetë Messi që do ta thotë fjalën përfundimtare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco