Covid-19 nuk i shpëton as Buffon, Parma njofton infektimin e portierit veteran

Covid-19 nuk i shpëton as Buffon, Parma njofton infektimin e portierit veteran

13:04, 04/01/2022

Covid është kthyer në një problem serioz për skuadrat e futbollit në Itali. Së fundmi bëhet e ditur se portieri i Parmës Gianluigi Buffon ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera ditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë klubi i Parmës përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se portieri veteran tashmë është në izolim, sipas direktivave federale dhe ministrore. Sot, përpara stërvitjes, siç e kërkon ligji, të gjithë lojtarët e tjerë të Parmës do të testohen sërish për t’u siguruar që nuk do të ketë shpërthim të pandemisë në klub.

Serie B është pushim deri më 13 janar, çka i jep Parmës shpresë për rikuperimin e Buffonit për ndeshjen ndaj Crotone, duke qenë se ka edhe dy ditë të tjera në dispozicion për skuadrën emiliane, e cila do të rikthehet në fushë vetëm të shtunën e 15 janarit. Për atë ditë, Buffon do të përpiqet ta negativizojë veten.

Portieri legjendar, kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka vendosur këtë sezon të zbresë në Serine B për t’u rikthyer te skuadra ku debutoi në Serie A në moshën 16-vjeçare, kundër Milanit. Karriera e tij, pas fillimeve në Emilia, u zhvillua thuajse tërësisht te Juve, ku fitoi pothuajse gjithçka (i mungon Champions League), përveç një paranteze te PSG, përpara se të rikthehej te bardhezinjtë si zëvendësues i Szczesny.

Verën e kaluar ai nënshkroi me Parmën. Buffon kishte luajtur tashmë në divizionin e dytë italian me fanellën e Juves, pas “Calciopoli” në sezonin 2006-2007.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco