Futbollisti holandez në një lidhje me arbitren bukuroshe, u takuan në një ndeshje ku…pati karton të kuq

Futbollisti holandez në një lidhje me arbitren bukuroshe, u takuan në një ndeshje ku…pati karton të kuq

11:13, 04/01/2022

Mbrojtësi holandez Jeff Hardeveld, 26 vjeç, postoi një foto me Shon Shukrulën, gjyqtaren e futbollit që takoi në ndeshjen ku u ndëshkua me karton të kuq.

Dëshmia se jeta shkruan historitë më të pazakonta na vjen nga Holanda dhe fillimi i veprimit shënohet më 13 gusht. Në duelin mes Emmen dhe Eindhoven në kategorinë e dytë të futbollit holandez, mbrojtësi vendas, Jeff Hardeveld, u ndëshkua me karton të kuq.

 

Pikërisht në atë ndeshje ai u takua me dashurinë e jetës, Shon Shukrula, një arbitëre tërheqëse, e cila luante rolin e gjyqtares së katërt në atë duel.

Telegraaf holandeze raporton se çifti i dashuruar ka konfirmuar lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

 

Shona dhe Jeff mirëpritën vitin 2022 në Romë dhe Shona shkroi në Instagram se lidhja u zyrtarizua.

Interesant është fakti se Shona Shukrula është një nga arbitret më të mira holandeze dhe në vitin 2019 ajo u promovua në kategorinë e dy arbitrave të FIFA-s. Ajo gjithashtu u bë zonja e parë që gjykoi një ndeshje meshkujsh në futbollin holandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco