A do ta vazhdojë karrierën futbollistike? Eriksen së shpejti do të thyej heshtjen

A do ta vazhdojë karrierën futbollistike? Eriksen së shpejti do të thyej heshtjen

09:27, 04/01/2022
Agjenti i futbollistit danez Christian Eriksen, Martin Schoots shprehet se ish-futbollist i Interit shumë shpejt do të thyejë heshtjen disamujore dhe do të flasë për të ardhmen e tij në futboll.

Eriksen e ndërpreu kontratën me Interin në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Për shkak të një protokolli të Serisë A që ndalonte lojtarët të luanin me defibrilator, Eriksen nuk ishte në gjendje të luante për Interin dhe kontrata e tij u ndërpre.

 

Agjenti i tij Martin Schoot pak kohë më parë tha se Eriksen sigurisht që do të vazhdonte të luante futboll, por shpejt ai e mohoi këtë dhe tha se gjithçka ishte "jashtë kontekstit" dhe se ai nuk mund të bënte parashikime të tilla. Tani foli sërish dhe tha se Eriksen do ta thyente heshtjen shumë shpejt dhe do të flas.

 

"Të gjithë duhet të respektojnë rregullat që kanë qenë në fuqi prej disa vitesh. Pas sulmit në zemër, e dija se Italia ishte një rrugë pa krye dhe fillova të flas me agjentët tanë në Itali. Megjithatë, Christian është një djalë ambicioz dhe e di se është ende në formë për të luajtur futboll”, tha Schoot, duke shtuar:

"Duhet të thotë më shumë për ambiciet që ka së shpejti. Prisni shumë shpejt."

Eriksen luajti shkëlqyeshëm sezonin e kaluar ku fitoi titullin e Italisë me Interin, dhe më herët në karrierë ai luajti për Tottenham dhe Ajax.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren daneze në vitin 2010. Kujtojmë se Eriksen u shemb në tokë në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian ndaj Finlandës dhe fatmirësisht, i shpëtoi jetën reagimi i shpejtë i mjekut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco