Belica: Derbin e fiton ekipi që përballon presionin

Belica: Derbin e fiton ekipi që përballon presionin

14:11, 22/12/2021

Egzon Belica do të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja për derbin me Tiranën. Mbrojtësi, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi:

“Nuk është derbi i parë si kampion. Kemi fituar me Hebajn 2-1 kur kam qenë. Albani është kapiteni, është pjesë e ekipit. Shpresojmë të nisim të fitojmë në vazhdimësi, duke nisur nga derbi e për të vijuar vitin tjetër”.

“Nesër shpresoj që të gjithë të jemi në lartësinë e duhur, të mbrohemi mirë dhe pastaj të sulmojmë të gjithë së bashku”.

“Ka presion, pavarësisht nëse është derbi apo jo. Kush e menaxhon presionin më mirë arrin te fitorja në derbi”.

“Pa marrë parasysh me çfarë sulmi luan Tirana, ne do mundohemi të paraqitemi sa më mirë. Ne ndjekim udhëzimet e profesorit, pavarësisht modulit. Nesër tifozët tanë do të jenë më të shumtë në numër dhe shpresojmë të na mbështesin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco