Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Borussia Dortmund nuk i humb shpresat për Haaland, klubi i ofron pagë të dyfishtë

Borussia Dortmund nuk i humb shpresat për Haaland, klubi i ofron pagë të dyfishtë

14:15, 22/12/2021

Borussia Dortmund nuk i ka humbur akoma shpresat dhe po bën gjithçka që Erling Haaland të vazhdojë të qëndrojë në skuadër për një kohë të gjatë.

Kontrata e sulmuesit norvegjez me klubin gjerman skadon në vitin 2024, por bomberi mund të largohet që këtë verë në se paguhet klauzola, ku çmimi i kartonit nis nga 75 milion euro.

Drejtuesit e Dortmundit po bëjnë tentativën e fundit për të bindur Haaland të qëndrojë dhe sipas asaj që shkruan "Bild", janë të gatshëm që ti dyfishojnë pagën.

Aktualisht norvegjezi fiton 8 milion euro në vit dhe rroga e tij në Dortmund mund të shkojë në 16 milion në vit, falë një marrëveshjeje faraonike me sponsorin teknik Puma.

Haaland në këtë mënyrë do të bëhej lojtari më i paguar nga Puma, duke kaluar edhe veteranin Marco Reus, që fiton rreth 12 milion euro në vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco