FOTO/ Interi publikon projektin e stadiumit të ri

FOTO/ Interi publikon projektin e stadiumit të ri

11:42, 22/12/2021

Interi dhe Milani kanë komunikuar për publikun projektin e zgjedhur për stadiumin e ri. Ashtu si ishte raportuar më parë nga mediat italiane, do të jetë projekti i quajtur “Katedralja” ai që do të vihet në zbatim.

Impianti i ri i Milanos është projektuar nga studioja “Populos” dhe është i inspiruar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II. Ky projekt kishte disa muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium.

Studio Populous ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, mes të cilëve “Wembley” i ri dhe stadiumi i ri i Tottenhamit. Tashmë mbetet për tu mësuar se çfarë do të bëhet me “San Siron”. Ekziston mundësia që të shkatërrohet pas Lojrave Olimpike dimërore të vitit 2026, pasi ceremonia hapëse e këtij eventi do të zhvillohet aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco